Kabul: Vriten 25 të dyshuar talebanë

Forcat e koalicionit të Shteteve të Bashkuara njoftuan se kanë vrarë 25 të dyshuar talebanë në përleshje të ndara në Afganistan.

Gjatë konfliktit në Afganistan, këtë vit u vranë 4 mijë njerëz, shumica kryengritës, përfshirë edhe 200 ushtarë të huaj dhe qindra pjesëtarë të forcës afgane të sigurisë.