Britania tërheq trupat nga Iraku

Mediat britanike raportojnë se trupat e Mbretërisë së Bashkuar do të tërhiqen nga Iraku deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Mediat i referohen burimeve brenda mbrojtjes britanike, sipas të cilave kryeministri Gordon Brown do ta bëjë publike kohën e tërheqjes në fillim të vitit të ardhshëm.

Të njëjtat burime pohojnë se procesi i tërheqjes mund të fillojë në muajin mars.