SHBA-Rusi: Takim për mbrojtjen raketore

Rusia do të bisedojë me SHBA-të lidhur me planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë. Bisedimet, sipas burimeve ruse do mbahen javën e ardhshme.

Zv.ministri i jashtëm rus tha se "është ende herët të parashikohet rezultati i bisedimeve".

Rusia kundërshton planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni.