Ish-koloneli dënohet për gjenocid në Ruandë

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për Ruandën ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-kolonelin e ushtrisë, Theoneste Bagosora, për gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë.

Gjykata tha se ai është fajtor për gjenocid, krime të luftës dhe njerëzimit.

Gjenocidi në Ruandë la të vdekur më shumë se 800 mijë njerëz.