Vritet njëri nga liderët e Hamasit

Njëri nga liderët e Hamasit, Nizar Rayan, është vrarë nga sulmet ajorore izraelite.
Nizar Rayan kishte kërkuar vazhdimin e sulmeve vetëvrasëse kundër shtetit të Izraelit.
Ndryshe, operacionet ushtarake izraelite kanë hyrë në ditën e gjashtë. Izraeli deri më tash ka shënjestruar luftëtarët dhe komandantët e Hamasit, por jo edhe liderët politik.