Panetta, emërohet shef i CIA-s

Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama pritet të emërojë pasditen e sotme shefin e CIA-s, Agjencisë amerikane të zbulimit. Zgjedhja e Obamas për këtë post është Leon Panetta, ish shef i ekipit të Shtëpsië së Bardhë në kohën e presidentit Clinton.

Gjenerali në pension Dennis Blair pritet të emërohet drejtor i zbulimit kombëtar, post që përfshin të gjitha agjencitë amerikane të zbulimit.