Evropë: Bie shitja e makinave të reja

Shitja e makinave të reja në Evropë ka rënë në shkallën më të ulët në 15 vitet e fundit.

Asociacioni evropian i prodhuesve të automjeteve, ACEA, tha se shitja ka rënë për 7.8 për qind në vitin 2008, ndërsa vetëm në muajin dhjetor shitja ra për 18  %.

Bilanci është më i rëndë në Evropën perëndimore, se sa në vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian, ku vitin e kaluar shitja e makinave të reja shënoi rënie prej 0.7 për qind.