Republikanët kundër planit të Obamës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama po ballafaqohet me kundërshtimin e ligjvënësve Republikan për planin e tij stimulues të ekonomisë.

Senatori John McCain, i cili u mposht nga Obama në zgjedhjet presidenciale, tha se nuk mund ta mbështes planin në këtë version pasi ai nuk parasheh shkurtime të mjaftueshme të taksave.

Republikani, John Boehner, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, gjithashtu bëri thirrje për ndryshime në paketën stimuluese duke thënë se ajo përmban shpenzime të panevojshme nga ana e qeverisë.

Shumica e ligjvënësve demokrat njoftuan se do të dërgojnë planin për votim në dhomën e Përfaqësuesve gjatë kësaj jave për t'i ndihmuar rimëkëmbjes së ekonomisë,

Republikanët nuk kanë vota të mjaftueshme për të ndaluar paketën stimuluese, mirëpo Obama planifikon të takojë ligjvënësit republikanë