Kabul: 26 të vrarë e 55 të plagosur

Së paku 26 njerëz u vranë dhe 55 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj ndërtesave qeveritare në Kabul. Lajmi bëhet i ditur nga burimet e qeverisë afgane.

Disa nga sulmuesit ishin atentatorë vetvrasës, derisa një numër sulmuesish humbën jetën gjatë përleshjeve me forcat afgane të sigruis.
Sumet janë marrë përsipër nga talibanët.