Kirgizi: Mbyllet baza ushtarake amerikane

Parlamenti i Kirgizisë sot e ka miratuar propozimin e qeverisë së këtij vendi, për mbylljen e bazës ajrore, që shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara, për transportin e furnizimeve të trupave amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan.

Presidenti Kurmanbek Bakiev, mbështetësit e të cilit dominojnë në Parlament, planet për mbylljen e bazës Manas i ka shpallur më herët këtë muaj, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk po pagujanë mjaft për shfrytëzimin e saj.

Këto plane u shpallën pasi Kirgizia mori një ofertë për dy miliardë dollarë ndihmë dhe kredi nga Rusia, por zyrtarët kanë hedhur poshtë çfarëdo lidhshmërie të mbylljes së bazës dhe ndihmës.