Kabul: Pelosi u takua me presidentin Karzai

Kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, sot u takua me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Një zëdhënës ushtarak amerikan, tha se zonja Pelosi arriti dje për tu takuar me zyrtarët e lartë afganë, me liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s dhe me ushtarët amerikanë.

Javën e kaluar, presidenti Obama shpalli se në Afganistan do të dërgohen edhe 17 mijë ushtarë të tjerë amerikanë. Aktualisht në këtë vend, gjenden 38 mijë ushtarë.