Guardian: Kriza rrezikon zgjërimin e BE-së

Kriza finansiare globale gjithnjë e më shumë po i zvoglon shpresat për zgjërimin e Bashkimit Evropian, dhe e vë në pikëpyetje vizionin për Evropën e bashkuar, shkruan e përditshmja britanike "Guardian".

Sipas gazetës, mungesa e vendosmërisë së BE-së për t'u ndihmuar vendeve të Evropës Lindore që të përballen me krizën finansiare, e vë në pikëpyetje ardhmërinë e politikës së zgjërimit.

Vendet e pasura perëndimore, të prira nga Gjermania, druajnë se jostabiliteti në lindje të kontinentit mund t'u shkaktojë dëme ekonomive të tyre që tashmë janë përfshirë nga kriza, pohon "Guardian".