Pakistan: Trazirat vazhdojnë

Mijëra vetë kanë protestuar në provincën e Punxhabit në Pakistan pas burgosejs së 30 ligjvënësve. Protestuesit kanë djegur fotografitë e presidentit Asif Ali Zardari dhe janë përplasur me forcat e rendit.

Përplasje mes aktivistëve politikë dhe forcave të rendit ka pasur dhe në Islamabad pas vendimit të drejtësisë që ndalon kandidimin e udhëheqësit kryesor të opozitës Nauaz Sharif.