Obama mbështet Brown për krizën ekonomike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i është bashkuar kryeministrit britanik Gordon Brown në thirrjen për zgjidhje globale të krizës ekonomike.

Obama tha se ai është "absolutisht i bindur" se do të kenë sukses planet e administratës së tij për t'ia dalë mbanë me asetet toksike bankare.

Obama i minimizoi rëniet e fundit në tregjet e bursave, dhe tha se vlera e akcioneve dhe ekonomia do të ringjallen në plan afatgjatë.