Altimetri shkak i rrëzimit të aeroplanit

Problemet me një nga altimetrat kanë shkaktuar rrëzimin ditë më parë të aeroplanit të Turkish Airlines.

Aeroplani u rrëzua në aeroportin e Shiplot në Amsterdam derisa po përpiqej të ulej. Nëntë persona humbën jetën gjatë këtij aksidenti.