Brown: Irani të pezullojë programet bërthamore

Kryeministri britanik Gordon Brown i ka bërë thirrje Iranit që të pezullojë programet bërthamore.

SHBA-të dhe Britania janë të gatshme të presin Iranin në bashkësinë ndërkombëtare pasi Teherani të mos jetë më kërcënim për paqen, tha Brown para Kongresit amerikan.