Leka Zogu viziton Kosovën

"Integrimi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhet përmes rrugëve tregtare, por edhe lidhjeve vëllazërore", ka thënë sot në Prishtinë pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë të ndara vetëm me një vizë në hartë, që në të vërtetë nuk paraqet ndarje.