Bankok: Shpërndahen demonstruesit

Demonstruesit në kryeqytetin tjalandez kanë vendosur të shpërndahen, një ditë pas konfrontimit të ashpër me forcat e rendit, ka deklaruar sot njëra nga udhëheqëset e demonstratës, Pratip Hata.

Ajo ka thënë se tërheqja bëhet për të ruajtur jetërat e njerëzve, por ka theksuar se nuk do të dorëzohen para trysnive të Qeverisë.

Dje, gjatë intervenimit të policisë dhe armatës, kanë humbur jetën dy veta dhe janë lënduar 113 të tjerë.