Obama i lë të hapur derën drejtësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama e la hapur mundësinë që të dërgohen para drejtësisë personat që autorizuan përdorimin e torturës gjatë administratës Bush.

"Me gjithë respektin për ata që formuluan këto vendime ligjore, më duhet të them se do të jetë një vendim i prokurorit të përgjithshëm, brenda kornizës ligjore dhe nuk dua të paragjykoj asgjë", tha Obama .

Ai shtoi se nuk dëshiron të shohë të dënohen agjentët e CIA-s, që torturuan të dyshuarit për terrorizëm.