Ban kundër forcave paqësore në Somali

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka porositur Këshillin e Sigurimit që të mos i pranojë kërkesat për dërgimin emergjent të forcave paqësore në Somali.

Ban ka tërhequr vërejtjen se vendosja e trupave ndërkombëtare mund t'i zgjerojë dhe tej konfliktet në këtë vend afrikan.

Ban Ki Mun ka theksuar se Somalia duhet t'i ndërtojë institucionet e sigurisë, policinë dhe ushtrinë, ndërsa ka propozuar forcimin e trupave të Unionit Afrikan, të cilat gjenden në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho.