Në 18 vende 763 raste të gripit të derrave

Në18 vende të botës janë konstatuar deri tani 763 raste të sëmundjes së gript të derrave, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nga kjo sëmundje në Meksikë kanë vdekur 16 persona, ndërsa në SHBA ka vdekur një fëmijë.
Në Itali, në Irlandë dhe në Kostarikë janë shënuar rastet e fundit të gripit të derrave, i cili për herë të parë është paraqitur në Meksikë, ku janë infektuar 443 persona.