Ban: Armatimi atomik – kërcënim i madh

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka tërhequr vërejtjen se sfidat e reja, siç janë kriza ekonomike dhe gripi i derrave, nuk duhet t’i hedhin në plan të dytë përpekjet për çarmatim.

Zoti Ban tha, në një tubim në Nju Jork, se armatimi bërthamor mbetet një kërcënim i madh.

Këto komente u bënë në fillim të konferencës dyditëshe të 189 nënshkruesve të Marrëveshjes për moszgjerim.