Lavrov nuk merr pjesë në takimin NATO-Rusi

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov nuk do të marrë pjesë në takimin NATO-Rusi, të paraparë për 19 maj.

Përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin ka thënë se mos pjesëmarrja e Lavrovit ka të bëjë me dëbimin e dy diplomatëve rusë, të cilët sipas aleancës veriatlantike, ishin të ndërlidhur me aferën e spiunazhit të diplomatit estonian, që i kishte dhënë sekretet Moskës.

Ndërkohë, Rusia përsëri i bëri thirrje NATO-s që t’i anulojë stërvitjet në Gjeorgji, të cilat i quan provokim.