Obama: Jam i tronditur nga shkatërrimet e tornados

Presidenti Obama ka vizituar rajonet e SHBA-ve, të cilat ditëve të fundit janë goditur nga një tornado e fuqishme.

Obama ka mbetur i tronditur nga shkatërrimet që i ka parë në një qytet ku dhe 45 persona kanë humbur jetën si pasojë e erës së fuqishme.

“Ne sapo e vizituam dhe më duhet të them dhe se asnjëherë nuk kam parë shkatërrime të tilla. Është e dhimbshme. Ne biseduam me disa nga banorët këtu që ishin fatlum për të shpëtuar, por që kanë humbur gjithçka”….vlerësoi presidenti Barak Obama pas vizitës në një qytet në Alabama.