Saberi largohet nga Irani javën e ardhshme

Gazetarja amerikano – iraniane Rokasana Saberi mund të braktisë Iranin gjatë javës së ardhshme, ka deklaruar avokati i saj Abdolsamad Korramshani. Roksana Saberi është liruar të hënën pasi që gjyqi i apelit kishte anuluar dënimin e mëparshëm me 8 vjet burgim. Ajo ishte akuzuar se spiunonte në favor të Shteteve të Bashkuara gjë që ishte hedhur posht nga Uashingtoni.