Pakistan: 1.000 militantë të vrarë

Ushtria e Pakistanit tha se kanë shpërthyer “beteja intenzive” ndërsa trupat përparuan drejt pozicioneve të talibanëve në veriperëndim të vendit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm tha se më shumë se një mijë militantë janë vrarë në ofenzivën tre javëshe.

Të dhënat e ministrit Rahman Malik nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Forcat e sigurisë e ndërmorrën ofenzivën në prill pasi talibanët u përpoqën të vënë kontrollin në disa zona në veriperëndim, pas një marrëveshje kundërthënëse paqësore në luginën Suat.

Luftimet kanë bërë që qindra mijë civilë të braktisin zonën.