BE: Të ndalen ndjekjet fetare në Iran

Bashkimi Evropian e ka publikuar një deklaratë me të cilën nga autoritetet e Iranit kërkohet “që ta ndalin ndjekjen e veprimtarive legjitime fetare”.

Në veçanti, BE-ja ka dënuar “keqtrajtimin e vazhdueshëm” të shprehjes së besimit të krishterë.