Protestë e "Vetëvendosjes" kundër decentralizimit

Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur sot një protestë përpara Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi me procesin e decentralizimit të pushtetit vendor në Viti.

Protesta është bërë duke shkarkuar një furgon që përmbante pleh shtazësh para objektit të Ministrisë.