Palau pranon 17 vetë nga Guantanamo

Ujdhesa Palau në Oqeanin Paqësor është dakorduar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara që përkohësisht të vendosen 17 myslimanë kinezë, të cilët tash mbahen në qendrën e paraburgimit në Guantanamo.

Në një deklaratë për AP, presidenti i Palau Xhonson Toribjong thotë se qeveria e tij “është dakorduar” t’u japë strehim të përkohshëm 17 ujgurëve etnikë nga Kina.

Agjencia thotë se autoritetet amerikane kanë gjetur se të paraburgosurit nuk janë “luftëtarë të armikut”.