Hagë: Sot fillon gjykimi i zëdhënëses së Tribunalit

Ish-zëdhënësja e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, Florens Hartman, sot do të dalë para gjykatës në Hagë.

Hartman akuzohet se ka zbuluar informacione konfidenciale nga gjykimi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Ish-zëdhënësja e kryeprokurores Karla del Ponte është punonjësja e parë e tribunalit që do të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës.

Gazetarja franceze mund të dënohet deri me shtatë vjet burg apo 100 mijë euro gjobë nëse shpallet fajtore.