Tbilisi: Protestuesit u shpërndanë me dhunë

Policia e Gjeorgjisë ka shpërndarë me dhunë disa dhjetëra protestues, në afërsi të një stacioni qendor të policisë në Tbilisi. Raportohet se disa njerëz janë lënduar.

Tensionet ishin ngritur në Gjeorgji, ku presidenti Mikeil Sakashvili u ka rezistuar për më shumë se dy muaj, protestave dhe bllokadave të rrugëve në kryeqytet.