SHBA dhe Rusia diskutojnë START-in

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë këtë javë, në Gjenevë, një raund bisedimesh dyditore për zëvendësimin e traktatit për reduktimin e armëve bërthamore, të njohur si marrëveshja START.

Rusia u shpreh e gatshme për të thelluar reduktimin e armëve bërthamore, nëse SHBA braktis planet për të ndërtuar një mburojë të mbrojtjes raketore në Evropën lindore.

Traktati START, i nënshkruar më 1991, skadon më 5 dhjetor të këtij viti dhe të dyja palët shpresojnë të krijojnë një pakt të ri para se presidenti amerikan, Barak Obama, të arrijë për vizitë në Moskë, në muajin korrik.