Honduras: Ushtarët arrestuan presidentin

Ushtarët në Honduras sot kanë arrestuar presidentin e këtij vendi, Manuel Zelaja, kanë raportuar disa radio stacione në kryeqytetin Tegusigalpa.

Është raportuar se presidenti po mbahet i arrestuar në një bazë ajrore në këtë vend.

Në reagimin e parë zyrtar qeveritar, ambasadori i Hondurasit në OKB, vlerësoi se ky ishte një grushtshtet.

Njëherësh, qindra mbështetës të presidentit kanë dalë në qendër të qytetit për të protestuar kundër veprimit të ushtrisë.