Kinë: Dhunë në rajonin Ujgur

Në qytetin kinez, Urumqi, ka shpërthyer një valë e dhunës, kur një numër i njerëzve të panjohur i ka sulmuar kalimtarët e rastit dhe i ka ndezur veturat.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Ksinhua, raporton se dhuna filloi sot në mesditë në kryeqytetin e rajonit autonom, Ujgur.

Në këtë rajon jetojnë afro tetë milionë ujgurë, pjesa më e madhe e të cilëve janë myslimanë.

Shumë anëtarë të këtij komuniteti thonë se për dekada i janë nënshtruar keqtrajtimit politik dhe religjioz.