Opozita iraniane kërkon lirimin e të burgosurve

Liderët e opozitës iraniane kanë kërkuar lirimin e njerëzve të arrestuar gjatë protestave pas zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Kërkesa u iniciua nga kandidatët e mundur presidencialë, reformatorët Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, dhe nga ish-presidenti Mohamad Katami.

Autoritetet iraniane goditën qindra protestues, aktivistë politikë, reformatorë dhe gazetarë pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit, nga të cilat doli fitues Mahmud Ahmedinexhad.