Maqedoni: Dorëheqje dhe shkarkime të ministrave

Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski, ministri i Arsimit, Pero Stojanovski, dhe ai i Bujqësisë, Aco Spasenovski, kanë dhënë dorëheqje, ndërsa ministri i Financave, Trajko Sllavevski, është shkarkuar nga kryeministri Gruevski.

Të gjithë këta janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së, që e udhëheq qeverinë e koalicionit në Maqedoni.

Duke u mbështetur në burime të afërta me qeverinë, AFP raporton se dorëheqjet nuk ishin të ndërlidhura me mospajtimet për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.