SHBA: Rritet shitja e shtëpive në korrik

Shitja e shtëpive në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit korrik është rritur për 9.6 për qind.

Rritja e njëpasnjëshme katër muaj me radhë tregon se tregu amerikan po rimëkëmbet nga kriza.

Departamenti i Tregtisë njoftoi se në korrik u shënua rritje më e madhe prej muajit shtator, e cila i tejkaloi parashikimet e ekonomistëve.