Bukuresht: Publiku kundër Madonës

Ikona e popit, këngëtarja amerikane Madona është përballur me pakënaqësinë e publikut në Rumani. Gjatë koncertit të mbajtur mbrëmë në Bukuresht, Madona foli kundër diskriminit të romëve në Evropën Lindore.

Mijëra pjesëmarrës në koncert reaguan duke shprehur mospajtimin e tyre me qëndrimin e këngëtares.