Pakistan: Shkatërrohet kampi militant

Armata e Pakistanit tha se ka shkatërruar një kamp trajnimi për sulmuesit vetëvrasës dhe ka vrarë gjashtë militantë talibanë në luginën e Suatit.

Armata tha se kampi ishte vendosur në një ishull të vogël në lumin Suat përballë qytetit të Karbahut.

Forcat e sigurisë po shtendosen pas një ofensive gati tremujore kundër militantëve në luginën Suat dhe rrethinë.