Turqia: Gjeorgjia e liron kapitenin turk

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, thotë se Gjeorgjia do ta liroj kapitetin e anijes turke, i cili është dënuar me 24 vjet burgim, për shkeljen e embargos ekonomike të Gjeorgjisë ndaj Abhazisë, nëse do të paguhet shuma prej 18 mijë dollarësh.

Ministri Davutoglu ka thënë se kompania Densa, pronare e anijes, është e gatshme ta paguaj këtë shumë.

Kufitarët e Gjeorgjisë e bllokuan anijen në Detin e Zi, muajin e kaluar, derisa ajo përpiqej të dërgonte karburante për Abhazinë.

Gjeorgjia ka ndërmarrë një bllokadë ekonomike ndaj dy rajoneve të saj separatise, Osetia Jugore dhe Abhazia, që mbështeten nga Rusia.