Indi: Nga paniku – 5 vajza humbën jetën

Së paku 5 vajza kanë humbur jetën sot nga paniku në një shkollë shtetërore në Nju Delhi të Indisë, ka njoftuar policia.

Paniku u shfaq pas urdhërit për evakuimin e nxënësve për shkak të zërave për një problem me përçuesit elektrikë në shkollë.

30 vajza të tjera janë plagosur kur nxënësit përpiqeshin të largoheshin nga objekti shkollor.