Në Izrael u shkrepën dy raketa nga Libani


Policia e Izraelit tha se dy raketa janë shkrepur nga Libani në veri të Izraelit.

Zëdhënësi Miki Rosenfeld tha se policia ka gjetur mbetjet e njërës raketë afër qytetit verior Naharija.

Nuk ka raporte për të lënduar.

Në vitin 2006 Izraeli dhe Hezbollahu zhviluan luftime një mujore në Liban.