Seul: 100 mijë pushkë do të shiten në SHBA


Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut planifikon të grumbullojë mbi 100 milionë dollarë duke u shitur më shumë se 100 mijë pushkë të prodhimit amerikan dashamirëve të armëve në Shtetet e Bashkuara.

Ministria tha se Uashingtoni i ka miratuar planet e Seulit për shitjen e 86 mijë pushkëve M1 dhe 22 mijë karabinave, të cilat bashkë kapin vlerën prej 108 milinoë dollarë.

Pushkët që janë përdorur gjatë luftërave në Kore dhe Vietnam, janë ruajtur në magazinat e ushtrisë.

Pushkët e para M1 u prodhuan në vitin 1926, ndërsa karabinat e para në vitin 1941.