Forcat afgane vrasin 18 talibanë


18 militantë taibanë janë vrarë pasi sulmuan një seli të qarkut të provincës Kunduz.

Guvernatori i provincës, Muhamed Omar, tha se militantët hodhën raketa dhe mortaja në selinë e distriktit Dashti Arki, duke nxitur një luftë 7 orëshe me forcat policore afgane.

Omar tha se “forcat policore vranë 18 talibanë, përfshirë komandantët e tyre dhe plagosën 10 të tjerë”.

Prania e shtuar e talibanëve në veri të vendit mund të kërcënëojë linjën e re të furnizimit ushtarak të SHBA-së dhe NATO-s.