Papa Benedikti XVI u largua nga Praga


Papa Benedikti XVI e ka përfunduar vizitën tre ditore në Republikën e Çekisë dhe sot pasdite u largua nga Praga për në Romë.

Papa e vizitoi Çekinë pak para 20 vjetorit të “Revolucionit të Kadiftë”, grushtshtetit paqësor, i cili e hoqi sundimin komunist në Çekosllovaki në vitin 1989.

Papa e përshëndeti rënien e komunizmit në Evropën Lindore të shtunën sapo mbërriti në Pragë në vizitën e tij të dytë në Evropën Lindore.

Gjatë vizitës në Çeki, Papa Benedikti XVI mbajti dy mesha në vende të hapura, njërën në Brno dhe tjetrën në Stara Boleslav afër Pragës.