Prishtinë: Një serb u lirua nga akuzat

Një panel i përbërë nga gjyqtarë të EULEKS-it i Gjykatës Supreme të Kosovës, e ka liruar nga akuzat, personin Mirosllav Vuçkoviq nga Mitrovica, i akuzuar për krime të luftës.

I akuzuari ishte arrestuar në gusht të vitit 1999, por kohëve të fundit ishte mbrojtur në liri.

Avokati i tij, Miro Deleviq, tha se Vuçkoviq me vendimin e Gjykatës së Qarkut të UNMIK-ut, tri herë ishte shpallur fajtor, por Gjykata Supreme e Kosovës dy herë e kishte kthyer lëndën në rishqyrtim.

Deleviq njoftoi se me vendimin e tretë të Gjykatës Supreme të Kosovës, i akuzuari Vuçkoviq, është liruar nga akuzat.