Rog rizgjidhet në krye të Komitetit Olimpik


Zhak Rog është rizgjedhur president i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për një mandat katër vjeçar. Ky do të jetë mandati i fundit për kreun aktual të KNO-së.

Belgu Rog ishte kandidati i vetëm në votimet e sotme. Ai e morri përsipër këtë post në vitin 2001 nga Huan Antonio Samaranç. Ky i fundit qëndroi në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për 21 vjetë.