Kufiri Shqipëri-Greqi në Kushtetuese


Gjashtë parti politike kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shënimit të vijës kufitare detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua në prill, por hyrja në fuqi kërkon dhe miratimin e Kuvendit.

“Marrëveshja ka ngritur dyshime të mjaftueshme që të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse marrëveshja është në përputhje me ligjin themeltar të shtetit”, tha Saimir Tahiri nga Partia Socialiste.