Serbi: Qindra të arrestuar për trafik droge


Qindra persona janë arrestuar nga policia serbe, si pjesë e një operacioni të gjerë kundër trafikantëve të drogës. Rreth 600 vende janë kontrolluar nga policia, derisa ministri i brendshëm do të japë detaje për operacionin gjatë pasdites.

Serbia është një nga vendet ku kalojnë rrugët kryesore të trafikut të drogës, që lidhin Azinë Qëndrore me Evropën Perëndimore.