SHBA-Rusi, pakt i ri për armatimin


Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për nënshkrimin e një marrëveshje të re për zvogëlimin e arsenalit të armëve bërthamore. Arkadi Dvorkoviç i bëri komentet gjatë një forumi të politikës së jashtme të mbajtur në Marok.

Dvorkoviç, këshilltar i Kremlinit, theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes së re për armët bërthamore përfaqëson “përparim të madh për botën”.

Pakti aktual që kontrollon armatimin bërthamor është në fuqi deri në fund të këtij viti.